Fazli Hoxha: Nisma Socialdemokrate në këto zgjedhje duhet të shkojë me siglën e vet

19 gusht 2019 | 20:44

Anëtari i Kryesisë së Nismës Socialdemokrate, njëherësh kryetar dege i kësaj partie në Gjakovë Fazli Hoxha, ka ritheksuar se Nisma Socialdemokrate në këto zgjedhje duhet të shkojë e vetme.

Ai përmes një postimi në llogarinë e vet në “Facebook”, ka shkruar se Nisma Socialdemokrate është parti e shtrirë në gjithë territorin e Kosovës, e mirëorganizuar dhe e fuqishme për të ecur vetë në rrugëtimin e saj politik socialdemokrat pa koalicione parazgjedhore por me siglën e saj ‘Nisma Socialdemokrate’.

“Po e përsërisë edhe njëherë: Sipas mendimit tim Nisma Socialdemokrate në këto zgjedhje duhet të shkojë e vetme. Angazhimi pesëvjeçarë, sidomos i këtyre dy viteve të fundit i kryetarëve të degëve, forumit të gruas dhe atij rinor, anëtarëve, mbështetësve dhe kolegëve në qendër, ka bërë që Nisma Socialdemokrate të jetë parti e shtrirë në gjithë territorin e Kosovës, e mirëorganizuar dhe e fuqishme për të ecur vetë në rrugëtimin e saj politik socialdemokrat pa koalicione parazgjedhore por me siglën e saj ‘Nisma Socialdemokrate’. Jemi gati dhe të fuqishëm për beteja të reja!”, ka shkruar Fazli Hoxha.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Flamur Maloku u anëtarësua sot në Lëvizjen Vetëvendosje. Lajmin e…