Fazli Hoxha viziton Qendrën e Aftësimit Profesional në Gjakovë

15 nëntor 2018 | 14:13

Kryetari i Nismës Socialdemokrate në Gjakovë, njëherësh këshilltar i ministrit të Punës dhe Mirëqenies Sociale, Fazli Hoxha, sot së bashku me bashkëpunëtorë nga dega e Nismës Socialdemokrate kanë vizituar Qendrën e Aftësimit Profesional në Gjakovë.

“Nga drejtori i Qendrës Aftësimit Profesional, Shaban Laha, u njoftuam rreth punës dhe aktiviteteve në qendër si dhe aftësimeve që kandidatët po i marrin në profile të ndryshme”, ka shkruar Hoxha në llogarinë e vet në “Facebook”. 

“Po ashtu, me këtë rast biseduam me disa nga kandidatët të cilët na njoftuan për përfitimin të cilin ata presin ta kenë pas përfundimit të kurseve përkatëse, sidomos me lehtësirat potenciale gjatë punësimit ose hapjes së biznesve të reja.

Shfrytëzoj rastin t’ju bëjë apel të gjithë të qytetarëve të Komunës së Gjakovës që dëshirojnë të aftësohen për profile të caktuara, të vijojnë kurset përkatëse në Qendrën e Aftësimit Profesional, sepse këto trajnime do t’ju ndihmojnë për t’u kualifikuar për pozita të ndryshme punësimi të cilat në vazhdimësi janë duke u ofruar nga Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale”, ka shkruar Hoxha.

Sot së bashku me bashkëpunëtorë nga dega e Nismës Socialdemokrate, vizituam Qendrën e Aftësimit Profesional në…

Gepostet von Fazli Hoxha am Donnerstag, 15. November 2018

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, priti sot Ministrin e Jashtëm…