Fazli Hoxha: Zjarrfikësit duhet të kenë paga të merituara

13 nëntor 2018 | 16:23

Anëtari i Kryesisë së Nismës Socialdemokrate, Fazli Hoxha, ka thënë se zjarrfikësit meritojnë paga dhe kushte më të mira.

Hoxha përmes një postimi në llogarinë e vet në “Facebook”, ka shkruar se është koha e fundit që të mendohet për këtë kategori.

“Në mbledhjen e sotme të Qeverisë së Kosovës u tha se në vitin 2019 zjarrfikësit do ta kenë statusin e merituar. Institucionet e vendit kërkesat e zjarrfikësve do të duhej që t’i kenë më prioritet, sepse kjo kategori punëtorësh ka mbetur e lënë pas dore për vite të tëra. Zjarrfikësit duhet të kenë paga të merituara dhe kushte më të mira për punën që bëjnë. Zjarrfikësit disa herë kanë paralajmëruar protesta për mosrealizimin e kërkesave të tyre. Pra, është koha e fundit që të mendohet për këtë kategori. Zjarrfikësit janë njëra prej kategorive më të rëndësishme në gjithë botën”, ka shkruar Hoxha në llogarinë e vet në “Facebook”.

/Epoka e re/

Në mbledhjen e sotme të Qeverisë së Kosovës u tha se në vitin 2019 zjarrfikësit do ta kenë statusin e merituar….

Gepostet von Fazli Hoxha am Dienstag, 13. November 2018

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Profesori dhe veprimtari i çështjes kombëtare, Hasan Ukëhaxhaj, në pjesën…