Fazliji: Duam t’i marrim tri pikë kundër Irlandës së Veriut

22 shtator 2022 | 16:27

Përfaqësuesja e Kosovës në futboll të enjten paradite e ka zhvilluar stërvitjen e fundit para udhëtimit në Belfast.

Betim Fazliji, pas stërvitjes, ka thënë se motivi është i madh dhe se synim ndaj Irlandës së Veriut është fitorja.

“Duam të shkojmë në Belfast me synim për ta dhënë maksimumin. Secili prej nesh është i motivuar për fitore në Irlandën e Veriut. Kundërshtari është i fortë. Është një ekip me fizik të lartë dhe me ritëm të shpejtë, pasi luan futboll të stilit anglez, por ne jemi përgatitur mirë për këtë lojë dhe i kemi bërë zgjidhjet e duhura se s’i t’i kundërvihemi. Ne shkojmë atje me vetëbesim të lartë dhe duam t’i marrim tri pikë të tjera ndaj tyre ashtu siç i kemi marrë para tifozëve tanë”, ka thënë Fazliji.

“Atmosfera gjithmonë është e mirë në Përfaqësuese. Është krenari të luash për kombin tënd. Jashtë stërvitjes kemi atmosferë shumë të mirë dhe harmoni ndërmjet vete, ndërsa në stërvitje punojmë të disiplinuar dhe e japim maksimumin. Besoj se jemi përgatitur mirë, pasi kushtet kanë qenë shumë të mira”, ka shtuar Fazliji.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Hisen Berisha, ka…