FBK-ja konfirmon dorëheqjen e Rugovës

03 shkurt 2022 | 11:32

Granit Rugova ka dhënë dorëheqje nga posti i drejtorit të Përfaqësueseve të Kosovës. Rugova e mori këtë detyrë më 15 gusht 2018, kur vendosi të pensionohet nga basketbolli aktiv dhe të punojë si drejtor i Përfaqësueseve të Kosovës.

Rugova ka fituar shumë trofe me klubin e Sigal Prishtinës, derisa luajti edhe për Bashkimin, si dhe ishte pjesë e rëndësishme e Përfaqësueses së Kosovës në garat ndërkombëtare.

Ai përfundoi me sukses programin FIBA Time Out 2.0, ndërsa në dhjetor të vitit të kaluar u zgjodh si ushtrues detyre i drejtorit Ekzekutiv në Ligën Unike.

Për 3 vjet e gjysmë sa ishte pjesë e Federatës së Basketbollit të Kosovës (FBK), Graniti punoi me përkushtim e përgjegjësi, duke dhënë më të mirën e tij në punë dhe kjo i hapi dyert për suksese tjera.

Ish-basketbollisti i njohur tashmë do të jetë drejtor në Departamentin e Sportit në Komunën e Prishtinës, një pozitë shumë e rëndësishme për të dhënë kontributin e tij për sportistët prishtinas.

Kryetari i FBK-së, Arben Fetahu, sekretarja e Përgjithshme, Elvira Dushku dhe Bordi i FBK-së e falënderojnë për kontributin e tij, duke i uruar shumë suksese në detyrën e re.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Rihanna dhe A$AP Rock zbuluan disa ditë më parë se…