“FC Dinamo” nderon deputetin Elmi Reçica me fanelë të personalizuar

16 dhjetor 2023 | 17:55

Klubi Futbollistik FC “Dinamo” nga Ferizaj e cila garon në Ligën e Parë të Kosovës, është pretendenti kryesor për tu inkuadruar në Superligë. “Dinamo” falë rezultateve të shkelqyeshme dhe organizimit të brendshëm është e para në grup.

Përfaqësuesit e klubit në fund të sezonit vjeshtor kanë nderuar me mirënjohje deputetin e Kuvendit të Kosovës, veprimtarin Elmi Reçica me  mirënjohje të personalizuar.

Kështu ka bërë të ditur deputeti Reçica në llogarinë e vet.

Reçica ka falënderuar përfaqësuesit e klubit “Dinamo” dhe u ka uruar të vazhdojnë me punë dhe angazhim që të ngritet në kategorinë superiore.

“Uroj që vitin e ardhshëm ky ekip të garojë në ligën elitare, gjithashtu urime ju përcjellë lojtarëve, stafit, tifozëve e gjithë sportdashësve ferizajas”, ka shkruar Reçica.

Njoftimi i plotë i Reçicës:

Pata kënaqësi të pranojë mirënjohje dhe fanelën e personalizuar nga përfaqësuesi i klubit futbollistik, “FC Dinamo” të qytetit të Ferizajt, z. Arian Imeri, të ekipit që çdo vit është ngritur në një kategori më lartë, e që ngërthen në vete histori, suksese, pasion, gjallëri e dashuri ndaj sportit.

Uroj që vitin e ardhshëm ky ekip të garojë në ligën elitare, gjithashtu urime ju përcjellë lojtarëve, stafit, tifozëve e gjithë sportdashësve ferizajas.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kosova për herë të parë ka organizuar një kompeticion në…