FC Eagles Aarau, lider me të dyja ekipet

13 maj 2018 | 14:14

FC Eagles Aarau mund të ndodh që sezonin 2017/18, ta përfundoj me sukses të dyfishtë në Ligën e Futbollit të Aargaut, përcjellin “Albsport.ch”.

Edhe ekipi i parë dhe i dyti mbajnë vendet e para në Ligën e Dytë, respektivisht në Ligën e Katërt.

 

Kur kanë ngelur edhe shtatë ndeshjen për tu zhvilluar, FC Eagles është pesë pikë përpara se vendi i dytë dhe minimumi duhet në pesë ndeshje të fitoje për tu ngritur në Ligë më lartë, në Ligën e 2-të Ndër-rajonale.

Ngjashëm edhe ekipi i dytë e mban pozitën e liderit, me 48 pikë, dy më shumë se skuadra e vendit të dytë FC Rupperswil. Deri në fund të sezonit edhe për ekipin e dytë janë edhe shtatë ndeshje, secila prej tyre e është e rëndësishme.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Tristan Thompson ka folur për herë të parë për ardhjen…