FC Prishtina 01 përforcohet me Alajn

24 gusht 2022 | 14:12

FC Prishtina 01 është njoftuar se ka arritur marrëveshje me legjendën e futsallit, Ramadan Alajn.  Njëri prej lojtarëve më të mirë të trojeve shqiptare do t’i mbrojë ngjyrat bardhëkaltër sezonin e ardhshëm.

Alaj është shpallur pesë herë kampion i Kosovës, 1 herë me Bamboo Prishtina dhe 4 herë me Fc Liburn. Ai ka bërë karrierë te FC Pallma Pharm & Vëllezërit Kukaj 2008/09, FC Bamboo 2009/10 dhe 2010/11, për të kaluar te FC Benago në Pragë të Çekisë. Pastaj Alaj kaloi në vitin 2011 te Liburni i Gjakovës, ku deri në vitin 2022 bëri histori me këtë klub. Alaj ka luajtur në Ligën e Kampionëve me FC Liburnin, FC Feniksin dhe FC Tiranën.

“Pjesë e Përfaqësues së Kosovës për shumë vite, si njëri prej lojtarëve kryesor. FC Prishtina 01 me ‘Danin’ dhe pjesën tjetër të skuadrës beson fuqishëm që do t’i ktheje trofetë në kryeqytet. Përpara, përpara ‘bardhekaltër’”, thuhet nw njoftimin e FC Prishtina 01.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thumbuar paksa emisarin amerikan,…