FC Prishtina nis përgatitjet nën drejtimin e Ismet Munishit

05 korrik 2022 | 17:06

FC Prishtina ka filluar përgatitjet për edicionin e ri 2022/23 nën drejtimin e trajnerit të ri Ismet Munishi. Skuadra kryeqytetase po përgatitet nga dy herë në ditë, ku stërvitjet po i mban në stadiumin “Fadil Vokrri” dhe në kompleksin e klubit në Bërnicë.

“Skuadra po përgatitet nga dy herë në ditë dhe transferet e reja janë përshtatur shumë mirë me grupin ndërsa për fat të mirë, asnjë futbollist nuk ka shfaqur probleme fizike dhe ndonjë lëndim deri më tash”, thuhet në njoftimin e skuadrës “bardhekaltër”.

Njoftimi i plotë nga FC Prishtina:

?? ????????? ? ?? ??????? ??̈????????? ??̈? ????????? ? ????? ????????

Nën disiplinë të madhe, punë me shumë seriozitet e angazhim maksimal, batuta të herë pas hershme dhe dëshirë për te ardhur në stërvitje, tash e disa ditë FC Prishtina me kryetrajnerin e ri, Ismet Munishi, i ka nisur përgatitjet për edicionin e ri që starton në muajin gusht.

Faza e parë e përgatitjeve po kryhet në kryeqytet derisa po shfrytëzohet për stërvitje tartanin i stadiumit “Fadil Vokrri” si dhe kompleksi i klubit në Bërnicë.

Skuadra po përgatitet nga dy herë në ditë dhe transferet e reja janë përshtatur shumë mirë me grupin ndërsa për fat të mirë, asnjë futbollist nuk ka shfaqur probleme fizike dhe ndonjë lëndim deri më tash.

Munishi me ndihmësit e tij, Debatik Curri, Armend Simnica dhe trajnerin e portierëve, Ahmet Becelica i kanë inkuadruar në ekipin e parë edhe disa lojtarë nga skuadra e juniorëve, të cilët po tregojnë vullnet për punë dhe përkushtim maksimal.

Skuadra e Prishtinës që sivjet e feston 100-vjetorin e themelit si klub, duket krejtësisht ndryshe në ditët e para te përgatitjeve.

Endrit Baholli, Mërgim Pefqeli, Besir Ramadani, Ramiz Bytyqi, Marclei Santos, Egzon Bislimi, Gentrit Dumani, Muhamed Useini, Butrit Bulliqi dhe Ardi Ajdini janë lojtarët që deri më tash i janë bashkuar edhe zyrtarisht “bardhekaltërve”, mirëpo kryesia e klubit nuk e ka mbyllur “kuletën” me ç’rast në ditët në vijim do të prezantohen edhe ardhje të reja në ekip.

 

Mund të jetë një imazh i 5 persona, njerëz në këmbë, bar dhe stadium

 

 

Mund të jetë një imazh i 6 persona, njerëz në këmbë dhe bar

 

 

 

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Deputeti shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi ka bërë…