‘FC Zekaj Tours’, fituese e turnirit ‘Demush Mavraj’

08 maj 2022 | 19:59

Dëshmori i Kombit, Demush Mavraj në përvjetorin e rënies heroike është kujtuar në vendlindje me anë të një turniri në futboll të vogël, i cili tashme është shndërruar në tradicional dhe në secilin vit po zgjerohet edhe më shumë.

Ish-arsimtari i Edukatës Fizike që njohurit për edukimin dhe sportin i përcolli në shumë gjenerata, ka dhënë një kontribut të madh edhe në çlirimin e vendit.

Sivjet turnirin për dëshmorin Demush Mavraj e kanë nderuar mbi 30 ekipe, në mesin e të cilave edhe Shkëndija nga Tetova. Fituese e këtij turniri tradicional është shpallur ekipi i “Zekaj Tours”, pasi në finale e mposhti ekipin e “Policisë” me rezultat 1-0.

Organizatorët: Riza, Shkumbin, Defrim dhe Bledar Mavraj janë përkujdesur që gjithçka të shkojë në mënyrën më të mirë, kurse për fituesit ka pasur medalje, derisa për të gjithë pjesëmarrësit mirënjohje. Duhet cekur se dy mërgimtarët Avni dhe Kreshnik Mavraj kanë kontribuar me një shumë simbolike të hollash për shpenzimet rreth organizmit, derisa kontribut ka dhënë dhe Ukshin Balaj.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Manchester City është në rrugë të mbarë drejt titullit kampion,…