Federata e Badmintonit e përfundoi kursin bazik për administratorë të sportit

14 janar 2019 | 16:14

Federata e Badmintonit e Kosovës ka përfunduar me sukses kursin bazik për administratorë të sportit, të organizuar nga Komiteti Olimpik i Kosovës.

Dhjetëra zyrtarë të federatës, trajnerë e lojtarë për tri ditë radhazi mësuan për realizimin e planit strategjik 2018-2020, dhe gjerësisht u fol për ciklin që mbyllet në vitin 2024, si shtrirje kohore e planit strategjik të Federatës së Badmintonit të Kosovës.

Vijues i kursit ishte edhe kryetari i kësaj federate, Jeton Nebiu, i cili falënderoi KOK-un për organizimin e këtij kursi.

Ligjërues të rregullt ishin: Besim Hasani (MEMOS XVIII) drejtor i programit për kurse/Solidaritet Olimpik-Komiteti Olimpik Ndërkombëtar, Ibër Alaj (MEMOS XIX) SO-KON/drejtor programi, Elda Gjoka (MEMOS IX) drejtoreshë e kursit kombëtar, licencuar gjithashtu nga Solidariteti Olimpik i Komitetit Olimpik Ndërkombëtar, kurse për Hulumtimin Shkencor: “Lartësia e trupit në raport me parametrat tjerë Antropometrik për popullatën në Kosovë”, ligjëroi PHD Fitim Arifi.

Federata e Badmintonit e Kosovës u themelua vitin e kaluar, ndërsa u bë anëtare e KOK-ut me të drejta të plota në Asamblenë Vjetore të Punës të mbajtur më 21 dhjetor 2018.

Ky ishte kursi i parë bazik për këtë vit i organizuar nga KOK-u, ndërsa i 19-ti që nga viti 2017.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ylli i Juventusit, Paulo Dybala, e ka konfirmuar se synimi…