Federata e Boksit e Kosovës kërkon selektor të ri për seniorë

11 prill 2024 | 15:00

Federata e Boksit e Kosovës është vënë në kërkim të selektorit të ri. Musli Zymberi ka qenë ushtrues detyre i selektorit për gjashtë muaj, ndërsa tash institucioni më i lartë i boksit kosovar po e kërkon një selektor për periudhë më afatgjate për seniorët.

FboxK-ja e ka publikuar një letër në faqen e saj në “Facebook’, përmes së cilës e zbuloi hapjen e konkursit për aplikim për selektor, i cili do të zgjasë nga 11 deri më 21 prill. Shtëpia e boksit kosovar i tregoi edhe kushtet që duhet t’i përmbushin aplikuesit dhe detyrat dhe punët e selektorit të ri.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
U publikua video e kamerës së trupit të policëve të…