Federata e Greqisë dënohet nga UEFA për ndeshjen ndaj Kosovës

15 korrik 2022 | 15:53

Federata e Futbollit e Greqisë është dënuar në total me 31 mijë e 750 euro për dështimin në disa pika në ndeshjen ndaj Kosovës.

Greqia triumfoi 2-0 në shtëpi ndaj Kosovës më 12 qershor, në ndeshjen e vlefshme për Ligën e Kombeve. Federata e Greqisë dënohet me 7,750 euro dhe mbyllje të pjesshme të tribunave për ndeshjen e ardhshme, për hedhje të objekteve.

Federata e Greqisë dënohet me 6,000 euro për fishekzjarrë.
Federata e Greqisë dënohet me 8,000 euro për përdorim të laserëve.
Federata e Greqisë dënohet me 10,000 euro për hyrje në fushë të lojës

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Pas muajsh angazhime me projekte të reja, Luana Vjollca pak…