Federatës së Pingpongut i shtohet edhe një gjyqtar ndërkombëtar
10 maj 2020
| 11:20
Eroll Karabaxhaku është gjyqtari i nëntë ndërkombëtar i FPPK-së, i cili dje kaloi provimin online për gjyqtar ndërkombëtar.
Provimi u organizua sipas sistemi të ri të përcaktuar në fillim të vitit 2020, për të cilin nga FPPK-ja janë paraqitur 3 gjyqtarë aktivë, të udhëhequr nga gjyqtari ndërkombëtar Bashkim Gashi.
Gashi theksoi se me datën 09.05.2020, tre kandidatët e paraqitur për gjyqtar ndërkombëtar nga FPPK iu nënshtruan provimit online dhe me këtë rast Karabaxhaku e ka kaluar me sukses provimin, ndërsa dy kandidatët tjerë kanë pasur me pak fat.
Si rezultat i kësaj, nga sot Kosovës i shtohet edhe një gjyqtarë ndërkombëtar në pingpong.



