Federeri dhe Williamsi, milionerët e tenisit

12 qershor 2018 | 11:13

Suksesi i Rafael Nadalit në “Roland Garros” në terma financiarë përkthehet me 2 milionë e 200 mijë dollarë, shumë kjo që shkon menjëherë në llogarinë e tij.

Çmimi i fundit i fituar nga tenisti spanjoll e çon shumën totale të përfituar gjatë karrierës së tij në 100.251.598 dollarë. Vetëm Roger Federeri dhe Novak Djokoviqi kanë pasur më shumë të ardhura se Nadali në karrierën e tyre, zvicerani 116.222.182 dollarë dhe serbi 110.854.762 dollarë.

Në listën e më të pasurve të tenisit vijnë më pas Andy Murray (60.807.644), Pete Sampras (43.280.489), Andre Agassi (31.152.975), David Ferrer (31.038.623), Stanislas Wawrinka (30.976.225), Tomas Berdych (28.845.972) dhe Boris Becker (25.080.956). Sa iu përket femrave, ka akumuluar më shumë të ardhura gjatë karrierës Serena Williamsi, plot 89.722.779 dollarë. Tenistja amerikane ndiqet nga motra, Venus Williams, me (39.990.543), Maria Sharapova (30.828.060), Kim Clijsters (24.442.340) dhe Lindsay Davenport (22.166.338).

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministria e Inteligjencës e Iranit ka bërë me dije se…