Fehmi Hoti, caktohet ushtrues detyre i drejtorit të Policisë

30 gusht 2022 | 18:35

Fehmi Hoti do të jetë ushtrues detyre i drejtorit të përgjithshëm të Policisë së Kosovës.

Një gjë të tillë e ka njoftuar ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla. Njoftimi i tij vjen pasi ministri bëri të ditur se nga pozita e të parit të policisë është dorëhequr Samedin Mehmeti.

“Kjo kërkesë sipas z. Mehmeti erdhi pas rastit të fundit të dhunimit të 11 vjeçares, për arsye personale dhe ndërgjegje profesionale”, ka shkruar Sveçla.

“Tashmë Kryeministri Kurti ka liruar nga detyra z. Mehmeti dhe ka caktuar si ushtrues detyre të Drejtorit të Përgjithshëm z. Fehmi Hoti, Zëvendësdrejtor i Policisë së Kosovës”, vijon ndër të tjera ai.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministrja e Punëve të Jashtme të Sllovenisë Tanja Fajon njoftoi…