Femra më seksi ende beqare, djemtë e Hollywood-it nuk pranojnë të dalin me të

07 korrik 2021 | 11:29

Prej disa kohësh, Kim Kardashian është beqare. Ajo i dha fund martesës me bashkëshortin e saj, Kanye West. E teksa ky i fundit thuhet se ka nisur një romancë të re me modelen e famshme, Irina Shayk, Kim duket se e ka të pamundur që të gjejë dashurinë.

Edhe pse është një nga femrat më seksi dhe të pasura në botë, Kim ende nuk ka gjetur një njeri të përshtatshëm. Madje duket se kohët e fundit ka marrë edhe shumë refuzime. Një burim pranë yllit televiziv ka treguar për revistën “Heat” se ajo po kalon një kohë të vështirë pas divorcit me Kanye.

“Kim po kalon një kohë të vështirë për të gjetur dikë të njohur, të fuqishëm dhe seksi për t’u lidhur me të. Ajo ka piketuar disa aktor, basketbollistë dhe disa muzikantë. Madje i ka kontaktuar vetë disa prej tyre dhe të gjithë ata janë larguar. Askush nuk i dëshiron dramat që vijnë pas lidhjes me Kim”, është shprehur burimi.

Kujtojmë se Kardashian plotësoi letrat për divorc nga reperi i famshëm në muajin shkurt dhe që prej asaj kohe ka qenë në kërkim të dashurisë, por deri më sot ka rezultuar pa fat.

Nga ana tjetër më herët është përfolur se ajo ka pasur një romancë me avokatin Van Jones dhe këngëtarin Maluma. Mirëpo Kim Kardashian i hodhi poshtë të gjitha këto thashetheme disa javë më parë.

Femra më seksi ende beqare, djemtë e Hollywood-it nuk pranojnë

Femra më seksi ende beqare, djemtë e Hollywood-it nuk pranojnë

Femra më seksi ende beqare, djemtë e Hollywood-it nuk pranojnë

Femra më seksi ende beqare, djemtë e Hollywood-it nuk pranojnë

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Deputeti i PDK-së Bekim Haxhiu edhe njëherë ka kërkuar sqarime…