Haxhiu kritikon ministrin Vitia për donacionin e vaksinave nga Norvegjia

07 korrik 2021 | 11:26

Deputeti i PDK-së Bekim Haxhiu edhe njëherë ka kërkuar sqarime nga ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, se përse e ka pranuar donacionin e vaksinave nga Norvegjia, të cilat ky shtetet i kishte larguar nga përdorimi.

Në deklarimet jashtë rendit të ditës, në seance e sotme në Kuvend, ai ka thënë se këtyre vaksinave u ka kaluar afati i skadencës.

“Këto ditë MSH-ja ka pranuar donacion nga Norvegjia pasi në muajin mars ky shtet kishte pranuar vendim të largojë nga programi i saj vaksinën AstaZeneca. U pranuan me shumë vonesë nga qeveria dhe bazuar në deklarimet e IKSHPK-së të Norvegjisë, thuhet së këtyre afati i skandencës u kalon në muajin qershor e korrik. Bazuar në vendimin e EMA-së përfshirë Gjermani dhe Suedinë kanë larguar këto vaksina për personat nën 60 vjeç. Pyetja ime është kur e keni ditur datën e prodhimit dhe kur shumica e qytetareve e moshës 65 vjeçare janë vaksinuar, përse e keni pranuar këtë, a e keni lexuar ligjin për Produkte dhe Pajisje Medicinale”, ka deklaruar Haxhiu.

Haxhiu iu ka bërë thirrje qytetarëve që para se të vaksinohen të pyesin për datën e prodhimit të vaksinës me të cilën ata po vaksinohen.

“Është në kundërshtim me ligjin për Produkte dhe Pajisje Medicinale, përse është pranuar ky donacion. Në fund të këtij procesi Kosovës do t’i duhet të asgjësojë këto vaksina. Për të mbrojtur shëndetin i ftoj qytetarët që para vaksinimit të shikojnë datën e prodhimit të vaksinave, çdo vaksinë e prodhuar në procedurë emergjente afatin e skadimit e ka 6 muaj” është shprehur ai.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Grupi për Ballkan ka analizuar në hollësi situatën e krijuar…