Fenerbahçe braktis finalen pas 3 minutash lojë, Galatasaray fitoi Superkupën

07 prill 2024 | 23:07

Finalja e Superkupës së Turqisë dhuroi një shfaqje të shëmtuar. Fenerbahçe vendosi të largohej nga fusha në minutën e 3-të, pasi Mauro Icardi kishte kaluar në avantazh Galatasarayn në minutën e parë.

Fenerbahçe zgjodhi të luante me ekipin U-19, një vendim i marrë pas incidenteve në Trabzon dhe gjithashtu pas kërkesës për të zhvendosur ndeshjen, pasi janë ende në garë në Ligën e Konferencës.

Galatasaray fitoi Superkupën në një situatë jo të zakonshme, teksa festuan në fushë sikur gjithçka të kishte ndodhur rregullisht.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në Kosovë ka nisur të diskutohet për zgjedhjet. Kryeministri Albin…