Feniksi që ecën vetëm, prof. dr. Nusret Pllana

10 tetor 2022 | 08:39

Shkruan: Gazmend Islami

Kishte gjithmonë burra dhe gra, që asnjëherë nuk u ndalen, duke punuar për çlirimin e atdheut!
U persekutuan u rrahën, mbajten burgje të rënda, luftuan, disa ranë dëshmorë e disa mbetën gjallë!
Pas lufta i ndryshojë shumë nga ta, lakmia për tu pasuruar, i humbi në lajthitjen e madhe, i bëri që ata të mos e dinë as kush janë dhe kush ishin!
Është e dhimbshme kjo, sepse humbëm ata që i kishim idol, u thyem shpirtërisht, sepse i pam që edhe ata nuk ishin të pathyeshëm, nuk i thej serbia, por i thej lakmia për tu pasurar!
Të pakët kanë mbetur siq ishin, këta rreshta i shkrova ,sepse kur e shoh një burrë ,që një jetë të tërë, punoj e luftoj për atdheun e vet, dhe ende punon dhe nuk ndalet, më motivon që them me veten, lum na që e kemi, por mjerë na që nuk ja dim vlerën!
Po flas për Prof. Dr. Nusret Pllanën, zërin e Kosovës së lirë, zërin e atyre që gjthmonë në shpirt e kanë atdhedashurin!
Nusreti ende dhe kurr pa u ndalur, ka bërë dhe është duke bërë punë të madhe pë atdheun, librat e tij kanë arrit kudo dhe në çdo cep të planetit tokë, për të vërteten e luftës sonë, për të demaskuar serbin për krimet e bëra në Kosovë!
Mediat dhe qeveritë tona, nuk bënë asgjë për të ndihmuar, shumë pak apo më mirë me thanë asgjë!
I lutem zotit, që puna e tij, të shpërblehet, kjo as që ka dyshim, por sa bëmë ne per ty Prof!
Gjithmonë një shpirtbardh dhe një shqiptar i madh e patriot, puna jote dhe vepra jote, janë fryma dhe shpirti i dëshmorve!

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Brazili, dikur një vend me pak ndikim në trafikun e…