Ferdinand: Hazardi në momentin e gabuar kaloi te Reali

19 shtator 2019 | 16:21

Eden Hazard kaloi te Real Madridi në afatin kalimtar të verës për shifrën e 100 milionë euro.

Legjenda e Manchester United, Rio Ferdinand, mendon se Hazardi ka kaluar te Reali në momentin e gabuar. “Kur ti kalon në një klub si Reali, ti fiton të drejtën që të jesh njeriu që merr gjithmonë topin. Ai duhet të bëjë diçka jo vetëm në stërvitje por edhe në ndeshjet që ai luan. Unë frikësohem se ai mund të ketë shkuar te Reali, në momentin e gabuar. Është një skuadër që po vjetërsohet dhe nuk kanë shkëlqimin që kanë pasur. Kjo do ndikojë negativisht tek ai”, ka thënë Ferdinand.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Nën drejtimin e kryesuesit të Komunës së Mitrovicës, Safet Kamberi,…