Ferdinand: Kane duhet të largohet nga Tottenhami  

19 shtator 2019 | 21:50

Harry Kane është një flamur i Tottenham Hotspur. Sulmuesi luan me “Spurs” që nga 2013-ta, periudhë gjatë së cilës ka arritur të kthehet në pikë referimi për skuadrën londineze.

Klubi, gjithsesi, nuk ka arritur të tojë asnjë trofe pavarësisht aftësive të qendërsulmuesit. Rasti më i mirë ka qenë në sezonin e kaluar, në finalen e Champions League, por Tottenham është mposhtur nga Liverpooli.

Tani, Kane ka marrë një këshillë nga ish-mbrojtësi i Manchester United, Rio Ferdinand, i cili ka thënë për “BT Sports”: “Nëse do të tojë, Kane duhet të ndryshojë ekip. Po të isha në vendin e tij, unë do të isha larguar me kohë nga Tottenham. Harry ka kaluar pjesën më të madhe të karrierës me ‘Spurs’, por nuk ka fituar asgjë”.

 

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kandidati për deputet nga radhët e koalicionit NISMA-AKR-PD, Islam Pacolli,…