Ferdinand: Liverpooli është favorit në Ligën e Kampionëve

27 shkurt 2020 | 13:13

Ish-futbollisti i Manchester Unitedit dhe Kombëtares së Anglisë, Rio Ferdinand ka thënë se Liverpool edhe me tutje është favorit për të mbrojtur trofeun në Ligës së Kampionëve.

“Nuk mund të shoh më larg se Liverpool, nëse jam i sinqertë”, ka thënë Ferdinand.

“Unë mendoj se ata do të kalojnë Atletico Madridin. Mendoj se do të jetë një ndeshje e vështirë, por ‘Anfield’ i jep asaj një dimension tjetër. Bayern Munchen dukej shkëlqyeshëm kundër një skuadre që janë në kërkim të formës dhe identitetit të tyre në këtë moment. Kështu që ata mund të kenë arritur më të mirën e tyre pak më herët, kush e di, kur shkojnë para ata janë të shkëlqyeshëm, por në mbrojtje, do të shqetësohesha pak për Bayernin. Por, Liverpool janë favoritët e mi”, ka deklaruar Ferdinand.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në mesnatë rreth orës 1:27 minuta është vrarë ish-luftëtari i…