Ferizaj ndal hovin e Lirisë, fiton derbin e Ligës së Parë

26 nëntor 2026 | 15:21

Pas një serie prej 13 ndeshjesh rresht pa humbje, Liria e Prizrenit është ndalur nga Ferizaj në derbin e xhiros së 18-të në Ligën e Parë.

Të enjten, Ferizaj e ka mposhtur në shtëpi Lirinë me rezultatin 3:1, në ndeshjen e fundit të sezonit vjeshtor.

Ardi Shala, Emir Skenderi dhe Erion Sadriu nga penalltia i kanë shënuar golat për fitoren e Ferizajt, ndërsa golin e nderit për Lirinë e ka realizuar Fitim Susuri.

Me këtë triumf, Ferizaj e ka vazhduar formën fantastike nën drejtimin e trajnerit Arbnor Morina dhe tani dimëron në pozitën e dytë, me 36 pikë të grumbulluara.

Në anën tjetër, Liria, pavarësisht humbjes, mbetet kampione e vjeshtës, me 42 pikë të grumbulluara.

Duhet theksuar se në këtë derbi janë shpërndarë tre kartonë të kuq, dy për Ferizajn dhe një për Lirinë.

Ndërkohë, ndeshja është ndërprerë për gati 10 minuta për shkak të sjelljeve të tifozëve, duke i detyruar zyrtarët e ndeshjes që ta zbrazin tribunën qendrore.

Lajme të sponsorizuara

✖
Të fundit
Kapiteni Joshua Kimmich ka kritikuar ashpër Bayern Munichun për mënyrën…