Ferizaj transferon lojtarin nga skuadra gjermane Memmingen

19 shkurt 2020 | 13:17

Skuadra e Ferizajt që po lufton për mbijetesë në IPKO Superligën e Kosovës në futboll e ka prezantuar sot Aurel Idrizin.

Fotografia e FC Ferizaj

“Kemi kënaqësinë të ju njoftojmë se klubi ynë ka arritur marrëveshje me talentin, Aurel Idrizi. 19-vjeçari është transferuar nga skuadra gjermane, FC Memmingen U19, ai ka nënshkruar kontratë 3-vjeçare me klubin tonë”, thuhet në njoftimin e Ferizajt.

Idrizi luan në pozitën e sulmuesit, kurse më meritori për këtë transferim është drejtori sportiv i klubit ferizajas, Nadir Haxhimusa.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Elife Podvorica -Gëzuar kjo ditë e shenjtë për ne! Është…