Fernandes: Dua trofe me Unitedin

28 mars 2020 | 21:36

Mesfushori Bruno Fernandes ka thënë se iu bashkua me Manchester Unitedin për të ndihmuar klubin të fitojë trofe.

Unitedi firmosi me Fernandesin nga Sporting Lisbona në afatin kalimtar të janarit, dhe portugezi ka qenë në formë të lartë deri tani në “Old Trafford”.

“Nënshkrimi për Unitedin ishte e njëjta ndjenjë si kur firmosa për Sportingun në Portugali: ëndrra për të luajtur për një klub të madh në Portugali, për të qenë në Ligën Premier, për të përfaqësuar klubin më të mirë anglez në vitet e fundit”, ka thënë Fernandes.

“Ardhja në një klub që nuk ka fituar kohëve të fundit, por është i uritur për të fituar, është ajo që i duhet një lojtari. Të kesh emra si Cristiano dhe Nani, të cilët fituan trofe të mëdhenj këtu, më bën të dëshiroj të përpiqem të kem edhe unë ato arritje”, ka deklaruar Fernandes.

“Nani, me të cilin pata mundësinë të punoj në Sporting, gjithmonë më fliste shumë mirë për Manchesterin Unitedin. Dhe fakti që Cristiano u dha referenca të mira njerëzve që ishin duke pyetur për mua para nënshkrimit tim, më bën krenar për atë që po bëja”, përfundoi portugezi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Policia e Kosovës ka arrestuar një qytetar serb I.L, në…