Feronikeli konfirmon largimin e Vukiqeviqit

30 tetor 2019 | 16:12

Skuadra kampione e Kosovës, Feronikeli nëpërmjet një postimi në faqen zyrtare të klubit, ka njoftuar largimin e trajnerit Dejan Vukiqeviq.

“Pas një bisede të trajnerit, Dejan Vukiqeviq dhe presidentit të klubit, Naser Ramaj, që të dy janë dakorduar të ndërpritet bashkëpunimi, që do të thotë se Vukiqeviq nuk do të jetë më trajner i FC Feronikelit. Është e dukshme që klubi po kalon në një fazë jo të mirë dhe se ndryshimet ishin të nevojshme, prandaj edhe erdhi deri te kjo ndërprerje e bashkëpunimit”, thuhet në njoftimin e “Niklit”.

Klubi nga Drenasi e falënderoi trajnerin Dejan Vukiqeviq, për punën dhe profesionalizmin e treguar deri në ditën e tij të fundit si trajner i klubit. Ndërsa klubi kampion bëri me dije se me kohë do të behët i ditur pasardhësi i trajnerit malazez.

/Epoka e re/

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje (LV), Albin Kurti dhe nënkryetarja e…