Ferrari: Në Spanjë modifikimet e reja, pastaj duelojmë për fitore

01 qershor 2023 | 17:12

Drejtori sportiv i Ferrarit, Frederic Vasseur, ka rrëfyer se duke nisur nga gara e Spanjës, te makina italiane do të vijnë modifikimet e para të rëndësishme.

Modifikime që pritet t’i japin një tjetër shtysë në pistë “kokëkuqes”, që deri më tani ka zhgënjyer këtë sezon te Formula 1. “Duhet t’i analizojmë forcat tona, dobësitë tona dhe t’i bashkojmë të gjitha për ta përmirësuar makinën tonë”, ka thënë Vasseur në një intervistë për “Gazzetta Dello Sport”.

“Në garën e Montmelo do të vijë një paketë e re që do të montohet në makinë”, ka deklaruar më tej Vasseur. “Bëhet fjalë për disa ndryshime aerodinamike, por jo në pjesën e pasme të makinës. Do ta testojmë në garën e Spanjës për të parë më pas nëse do ta aplikojmë në pistat e tjera. E sigurt është se do të jemi si gjithnjë në garë për të siguruar ‘pole’ në çdo pistë”, ka shtuar Vasseur.

“Natyrisht që kemi edhe probleme me gomat në garë, por sapo t’i sistemojmë disa zgjidhje për problemet që kemi hasur deri më tani, do ta synojmë fitoren. Këtë do ta bëjmë duke synuar vendin e parë që të shtunën në provat zyrtare e më pas në garën e së dielës”, u shpreh shefi i Ferrarit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sajti i specializuar “Tifosy” ka publikuar shifrat e shpenzimeve të…