Ferrari presion Haasit për t’i rinovuar kontratën Mick Schumacher

15 korrik 2022 | 14:01

U desh pak kohë që Mick Schumacher të zhbllokohej dhe të korrte pikët e para në Formula 1. Dhe, pasi e realizoi për herë të parë këtë gjë në Silverstone, ai arriti të përsëritet një javë më pas në Austri. Madje duke u përmirësuar ndjeshëm.

Edhe në të shkuarën (Formula 2 dhe Formula 3), historia ka treguar se Mick ka pasur nevojë të paktën për një sezon e gjysmë për t’u adaptuar me kategorinë ku garon. Dhe, më pas shpërthen. Por a do të ndodhë e njëjta gjë edhe në Formula 1?

Te Ferrari besojnë se po. Drejtuesit e “kokëkuqes”, që kanë në pronësi pilotin e ri gjerman, po bëjnë presion te Haasit, skuadër me të cilin garon aktualisht Mick, që t’i rinovojnë kontratën. Ajo aktuale skadon në fund të këtij sezoni.

Sipas kontratës që kanë Haas e Ferrari, kjo e fundit e sponsorizon me motorin e saj, ndërsa makina amerikane ka për detyrim të aktivizojë në pistë një nga pilotë e Akademisë së makinës italiane. Më saktësisht, Mick Schumacher.

“Te Ferrari kërkojnë të nisin bisedimet për rinovimin e kontratës, ndërsa ne po presim pushimet verore për ta bërë këtë gjë. Për momentin gjërat po funksionojnë dhe besojmë se Mick ka ende potencial. Ka një mbiemër të madh, që ka bërë historinë e sportit tonë, që mund të kthehet edhe në ngërç. Ndaj, të shohim”, ka thënë Gunther Steiner, shefi i Haas.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Bashkimi Evropian pret që Serbia të përmbahet nga intensifikimi i…