Festa e 8 Marsit, Osmani: Mos ndaloni kurrë së ëndërruari dhe besuari

08 mars 2023 | 14:16

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka uruar festën e 8 Marsit.

Me këtë rast, Osmani u ka bërë thirrje të gjitha grave dhe vajzave të Kosovës që sot dhe çdo ditë të mos ndalojnë kurrë së ëndërruari dhe besuari.

“Në Ditën Ndërkombëtare të Gruas, le ta kujtojmë forcën, guximin dhe qëndrueshmërinë e jashtëzakonshme të grave dhe vajzave tona. Në arsim, sport, kulturë, biznes, shkencë ose politikë, gratë kanë dëshmuar se janë të afta t’i arrijnë majat e suksesit. Ato munden, sepse kanë potencial”.

“Le të zotohemi të gjithë që ta bëjmë secili pjesën tonë të punës për t’u siguruar që zëri i çdo gruaje të dëgjohet, që potenciali i çdo gruaje të vjen në shprehje maksimalisht. Së bashku, ne mund të krijojmë një botë ku gratë janë të barabarta e të lira për t’i përmbushur synimet e tyre. Të gjitha grave dhe vajzave të Republikës, sot e çdo ditë: Mos ndaloni kurrë së ëndërruari, por në veçanti, mos ndaloni kurrë së besuari”, ka shkruar Osmani.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-negociatorja e Kosovës për dialogun me Serbinë, Edita Tahiri, ka…