Fetahu do të marrë pjesë në mbledhjen e Bordit të FIBA Evropës

23 nëntor 2023 | 11:40

Kryetari i Federatës së Basketbollit të Kosovës (FBK), Arben Fetahu të premten do të marrë pjesë në mbledhjen e Bordit të FIBA Evropës.

Mbledhja do të mbahet në Gjenevë të Zvicrës, derisa për të parin e basketbollit të Kosovës kjo është mbledhja e radhës që është pjesëmarrës.

Kujtojmë që në maj, Fetahu është zgjidhur anëtar i Bordit të FIBA Evropës, një sukses i madh jo vetëm për basketbollin e Kosovës, por sportin e Kosovës.

Në këtë mbledhje do të vendoset se ku do të organizohen Kampionatet Evropiane për grupmosha të reja, si dhe FIBA Kampionatin Evropian për Shtetet e Vogla te femrat. Kosova do të marrë pjesë me U20 te meshkujt dhe U18 te femrat dhe meshkujt, si dhe me U16 në të dyja konkurrencat.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-i burgosuri politik Enver Dugolli, ka reaguar ndaj deklaratave publike…