Fetahu: Natë pa humbës në Rahovec

04 mars 2019 | 13:02

KB Prishtina e fitoi Kupën e Kosovës në basketboll, por kryetari i Federatës së Basketbollit të Kosovës, Arben Fetahu, ka vlerësuar se në Rahovec nuk kishte humbës.

“Me ndeshjen e sotme mes ekipeve nga Prishtina dhe Rahoveci e përmbyllëm një javë të mrekullueshme basketbolli në vendin tonë. Ndeshjen e fitoi Z-Mobile Prishtina, por zemrat e të gjithë atyre që patën fatin të ndjekin nga afër ndeshjet e Kupës së Republikës në dy kategoritë dhe Kupës së Ligës së Parë nga e mërkura deri sonte i fitoi qyteti i Rahovecit dhe publiku rahovecian. Rahovec, faleminderit për mikpritjen, animin sportiv shembullor, respektin për kundërshtar dhe kulturën e dëshmuar këtë javë! KB Rahoveci, ju lumtë për angazhimin e pashoq dhe spektaklin e dhuruar për spektatorët në sallën tuaj të bukur dhe moderne dhe për të gjithë ata që këtë kulmim të garave tona e ndoqën përmes ArtMotion dhe KlanKosova”, ka thënë Fetahu

“Sporti ynë nuk njeh rezultatin e barabartë, por sonte në Rahovec nuk pat humbës – të dy skuadrat dolën me fitore të çmuara. Prandaj, me plot zemër e urova Rronin, po aq sa edhe Edon për fitoret e kësaj jave”, ka shtuar Fetahu.

/Epoka e re/ 

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i komunës së Skenderajt, Bekim Jashari, ka uruar shqiptarët…