Fetnete Ramosaj, heroinë e kombit shqiptar

26 nëntor 2021 | 19:18

Shkruan: Menderes Zeneli

Në vigjilje të festës kombëtare të 28 nëntorit do të bëhet promovimi i librave “Ushtria Çlirimtare e Kosovës: Zona Operative e Dukagjinit” dhe “Kundër harresës: gjenocidi i Serbisë në Kosovë 1998-1999”, të cilët, sa ka qenë gjallë, i ka jetësuar veprimtarja Fetnete Ramosaj.

Duke qenë se veprimtaria e gjithanshme e Fetnetes ka pasur një shtrirjeje të gjerë në gjeografinë shqiptare, përfshirë edhe veprimtarinë në Kosovën lindore, ne bashkëveprimtarët e Fetnetes, të ilegales, të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe të zërit të Kosovës, ndihemi krenarë që këtë heroinë e kemi pasur përkrah vetes, pasi që si fanar na ndriçoi rrugën në çdo sfidë dhe çast.

Ishte bashkudhëtare dhe nismëtare e shumë projekteve dhe nismave për të shkuar drejt lirisë së Kosovës. Si zëdhënëse gjatë luftës në Kosovë më 1998-’99, mbështetëse e drejtpërdrejtë e UÇPMB-së, e promovimeve të librave, e përkujtimeve të heronjve e të dëshmorëve, e protestave për të drejtat e shqiptarëve në Luginë të Preshevës, e librit shqip dhe shumë veprimtarive të tjera.

Të gjithë ne, Menderes Zeneli, Sadik Zeneli, Adnan Asllani, Sadik Ademi, Qenan Memeti, Mustafë Shaqiri, Lulzim Ibishi, Xhemal Zeneli, Fatmir Arifi, Vasuf Zeneli, Luan Xhemaili, Reshat Ajvazi, Abdulla Selimi, Blerim Krasniqi, Reshat Avdiu, Blerinë Ajvazi, Orhan Ibrahimi, Zija Jakupi, Irfete Zeneli…, ndiejmë dhimbje të madhe që ajo nuk është më në jetë, por jemi krenarë që kemi pasur fat të bashkëveprojmë me heroinën Fetnete Ramosaj.

Chavannes, Lozanë, Zvicër

Nëntor 2021

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kampionia e Kosovës, Besa Famgas, të dielën, më 28 nëntor,…