Besa vazhdon rrugëtimin në Evropë, të dielën përballet me Potaissa Turda

26 nëntor 2021 | 17:30

Kampionia e Kosovës, Besa Famgas, të dielën, më 28 nëntor, nga ora 18:00 në palestrën “Karagaçi” në Pejë luan me skuadrën e madhe rumune, Potaissa Turda.

Kjo ndeshje i takon raundit të tretë të Kupës Evropiane në hendboll. Pasi eliminoi Borcin e Banjallukës, Besa Famgas synon ta tejkalojë edhe një gjigant tjetër të hendbollit.

“Rrugëtimin në EHF CUP e vazhdojmë të dielën me ndeshjen e parë të rrethit të tretë ku përballemi me skuadrën rumune Potaissa Turda. Tifozë të dashur, na duhet ndihma juaj për ta shkruar historinë! Të dielën ju presim të festojmë së bashku! E diel, ora 18:00, EHF Cup, Besa Famgas – Potaissa Turda (Rum)”, thuhet në njoftimin e klubit pejan.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Nga Shqipëria në Greqi e Itali për të siguruar një…