FFK-ja fillon ciklin e ri të kurseve për Licencën UEFA B për trajnerë

09 shkurt 2024 | 16:14

Federata e Futbollit e Kosovës ka filluar ciklin e ri të kurseve për Licencën UEFA B për trajnerë.

Kursi për Licencën UEFA B ofron një trajnim të specializuar për trajnerët, në teknikat dhe strategjitë e futbollit, duke përfshirë analizën e lojës, menaxhimin e ekipit dhe zhvillimin e lojtarëve.

Në kursin e tetë me radhë për Licencën B po marrin pjesë 19 trajnerë dhe 1 trajnere, derisa për shkak të numrit të madh të aplikuesve, grupi i dytë do të fillojë kursin në muajin maj.

Në këtë kurs po ligjërojnë Sanije Krasniqi, Elon Berisha, Fitim Shabani, Alban Bellopoja, Faton Tishukaj dhe Visar Kastrati.

Departamenti i Federatës së Futbollit të Kosovës së shpejti do të fillojë edhe kursin e Licencës UEFA A, që është një hap tjetër i rëndësishëm drejt zhvillimit të futbollit në Kosovë, duke ofruar mundësi për trajnime dhe zhvillim profesional për trajnerët vendorë.

 

 

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shefi i Grupit Parlamentar i AAK-së, Besnik Tahiri, ka thënë…