Tahiri thotë se deputetët nuk janë duke i mbrojtur institucionet e pavarura kushtetuese

09 shkurt 2024 | 15:59

Shefi i Grupit Parlamentar i AAK-së, Besnik Tahiri, ka thënë se misioni i Kuvendit të Republikës së Kosovës është për të zgjedhur anëtarë të pavarur për të drejtuar institucionet e pavarura, pra organe kushtetuese, siç është Komisioni i Pavarur për Media.

“Sot, e them me përgjegjësi të plotë, se ne, si deputetë të këtij Kuvendi e komisioni, jemi duke e keqpërdorur misionin tonë thelbësor për t’i mbrojtur dhe ruajtur institucionet e pavarura kushtetuese. Thjesht, këtë takim, këtë diskurs të diskutimit e konsiderojë si presion politik ndaj një institucioni të pavarur, pra thjeshtë presion partiak e politik”, ka thënë Tahiri në takimin ku raportoi Bordi i KPM-së.

Ai ka pasur edhe një mesazh për kolegët e tij deputetë:

“Të nderuar kolegë deputetë, ju lutem, të kemi kujdes, të jemi të vetëdijshëm se vlefshmëria dhe legaliteti i vendimeve të KPM-së u nënshtrohen dhe u japin llogari vetëm një adrese – sistemit gjyqësor, pra gjykatave të Republikës së Kosovës, pa marrë parasysh nëse dikujt i pëlqejnë apo nuk i pëlqejnë këto vendime. Me këtë qasje jemi duke e dëmtuar në thelb pavarësinë, demokracinë dhe lirinë e veprimit të një organi të pavarur kushtetues. Dhe, për më keq, po mundohemi t’i godasim aty ku nuk bënë t’i prekim – te patriotizmi dhe dashuria për vendin. Kush jemi ne me vendos në peshore dashurinë, lojalitetin dhe besnikërinë ndaj vendit? Mos bëni kështu”, ka thënë Tahiri.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Komuna e Skenderajt është përfituese e grantit prej 1 milion…