FFK-ja mban ligjërata për klubet kundër kurdisjeve

07 gusht 2019 | 16:34

Federata e Futbollit e Kosovës përmes Zyrës për Integritet të Garave ka nisur mbajtjen e ligjëratave kundër kurdisjeve të ndeshjeve dhe dukurive të tjera negative me klubet e Superligës dhe Ligës së Parë. Në këto takime është bërë edhe promovimi i broshurës “Ta ruajmë integritetin e futbollit”.

Zyrtari për integritet të garave në FFK, Ejup Osmani, gjatë këtyre ligjëratave ka kërkuar nga futbollistët të jenë syçelë dhe të mos bëhen ‘argatë’ të manipuluesve dhe njerëzve të lidhur me mafinë që synojnë prishjen e ‘fair-play’-t në futboll. Më tutje, Osmani ka shpjeguar se paratë e këtyre manipuluesve vijnë nga rrugë të pista dhe krimet prandaj, sipas tij, të gjithë duhet të jenë të vëmendshëm dhe të raportojnë çdo përpjekje të përfituesve të tillë që synojnë t’i joshin futbollistët, gjyqtarët apo drejtuesit e klubeve për kurdisje të ndeshjeve.

Teksa ka thënë se FFK është e vendosur ta mbrojë integritetin e garave dhe ka njerëz që angazhon në mbikëqyrjen e secilës ndeshje, Osmani ka kërkuar nga futbollistët që ta japin kontributin e tyre duke u thënë “jo” manipuluesve potencialë, duke e raportuar çdo rast në këtë zyrë. Ligjëratat e tilla do të vazhdojnë të mbahen me të gjitha klubet si dhe me delegatët e gjyqtarët e ndeshjeve.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Christian Schwarz-Schilling Nё fund tё korrikut na befasoi lajmi, se…