FFK-ja reagon pas vdekjes së trajnerit Çiro Bllazheviq

08 shkurt 2023 | 11:21

Federata e Futbollit të Kosovës ka reaguar pas vdekjes se trajnerit legjendar kroat, Mirslav Qiro Bllazheviq.

Shtëpia e futbollit ka kujtuar atë si një person shumë të dashur për komunitetin tonë, pasi ai ishte në krye të Prishtinës në edicionin 1985/86.

“Ka ndërruar jetë trajneri legjendar kroat, Mirslav Qiro Bllazheviq. Ai vdiq pas një sëmundje të gjatë dhe të rëndë në Zagreb. Qiro ishte mjaft i dashur për komunitetin e futbollit në Kosovë, ngase drejtoi me shumë pasion e sukses gjeneratën e artë të Prishtinës në elitën e futbollit të ish-federatës në vitet 1985/86. Qiro vazhdimisht kishte shprehur simpatinë e tij për Kosovën, teksa periudhën e kaluar te Prishtina e vlerësonte si të veçantë për shkak të dashurisë së madhe që i ofruan futbollistët, drejtuesit dhe tifozët e klubit”, thuhet në njoftimin e Federatës së Futbollit të Kosovës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Zyra Kombëtare e Auditimit (ZKA) përmes kësaj komunikate për media…