FFK-ja: Të largohen veturat përreth stadiumit “Fadil Vokrri”

09 shtator 2018 | 14:00

Federata e Futbollit e Kosovës njofton se në kuadër të përgatitjeve për ndeshjen Kosova – Ishujt Faroe, që zhvillohet nesër në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë,  të gjithë qytetarët që i kanë të parkuara veturat përreth stadiumit  janë të obliguar që deri nesër në orën 7:00 të mëngjesit t’i largojnë.

Çdo veturë e mbetur pas orës 7:00 do të konfiskohet nga kompanitë përgjegjëse për largimin e veturave. FFK-ja kërkon mirëkuptimin e qytetarëve dhe beson në bashkëpunim të ndërsjellë.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Serbia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, por as…