FFK-ja, tifozëve: Mos i kaloni rrethojat, çdo veprim i tillë do të ndëshkohet

25 mars 2019 | 14:29

Federata e Futbollit e Kosovës fton të gjithë shikuesit në stadiumin “Fadil Vokrri” që gjatë ndeshjes së sotme ta përkrahin Përfaqësuesen e Kosovës fuqishëm dhe me dinjitet, por në asnjë rrethanë të mos bëjnë veprime që janë të kundërligjshme, siç ishte rasti në ndeshjen miqësore kundër Danimarkës, kur dy shikues i kaluan rrethojat dhe u futën në fushën e gjelbër.

“FFK-ja u bën me dije shikuesve se çdo kalim i rrethojave dhe hyrje në fushë konsiderohet vepër penale dhe do të jetë i ndëshkueshëm në bazë të Ligjit për parandalimin e dhunës dhe Ligjit kundër huliganizmit dhe dukurive tjera negative në sport”, thuhet në njoftimin e FFK-së.

Federata e Futbollit beson fuqishëm se të gjithë shikuesit do të jenë të ndërgjegjshëm për pasojat që bartin veprimet e tilla dhe se nuk do të lejojnë që persona të pandërgjegjshëm të prishin imazhin e mirë që ka krijuar FFK-ja dhe vetë tifozeria “Dardanët” në ndeshjet e këtilla.

 

 

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës (SBAShK) u…