FGjK-ja organizon për herë të parë aktivitetin ‘Gjimnastrada e Kosovës’

15 qershor 2022 | 14:57

Federata e Gjimnastikës së Kosovës do të organizojë edicionin e parë të aktivitetit “Gjimnastrada e Kosovës”, ku do të marrin pjesë më shumë se 150 fëmijë, nga të gjitha klubet e gjimnastikës.

Ky aktivitet do të mbahet ditën e shtunë më 18 qershor, në orën 10:00, në Fakultetin e Edukimit Fizik, në Prishtinë. Ndryshe nga aktivitetet e mëparshme, ky aktivitet do të mbahet në prani të shikuesve. FGJK-së iu ka bërë thirrje prindërve dhe dashamirësve të sportit,

që të marrin pjesë në këtë aktivitet të veçantë gjimnastikor. Gjimnastrada është performancë grupore, ku nuk ka një numër të përcaktuar pjesëmarrësish, është pa dallim moshe, gjinie, apo race. Ajo në vetvete ndërlidh artin e kërcimit, koreografisë dhe ushtrimeve akrobatike. Gjithashtu, është një aktivitet zyrtar i FIG (Federata Internacionale e Gjimnastikës), që mbahet çdo katër vjet dhe tërheq numrin më të madh të pjesëmarrësve aktivë të çdo ngjarje të FIG.

Mund të jetë një imazh i 4 persona, njerëz në këmbë dhe teksti

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Blerta Deliu –…