FHK-ja, marrëveshje bashkëpunimi me Fakultetin e Edukimit Fizik

29 dhjetor 2017 | 11:26

Federata e Hendbollit e Kosovës (FHK), në kuadër të shkollimit të kuadrove profesionale të trajnerëve të hendbollit, sipas programit të Federatës Evropiane të Hendbollit (Rinck Convents), ka arritur marrëveshje bashkëpunimi me Fakultetin e Edukimit Fizik dhe Sportiv në Prishtinë që ta bëjnë instalimin e këtij programi edhe në Kosovë.

Në emër të FHK-së marrëveshjen e bashkëpunimit e ka nënshkruar presidenti Eugen Saraçini, kurse në emër të fakultetit ka nënshkruar dekani Musa Selimi.

Në muajin janar, gjatë kampionatit evropian për meshkuj që zhvillohet në Zagreb, në kuadër të Konferencës së Presidentëve të Federatës Evropiane të Hendbollit, solemnisht do të nënshkruhet marrëveshja e bashkëpunimit për instalimin e Rinck Konventës që duhet ta nisë shkollimin e kuadrove nga muaji qershori i vitit 2018.

Redaksia online
(e.r. / epokaere.com)

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një kompani që kreu punimet në shtëpinë e një prej…