FIBA fton FBK-në për organizimin e një evropiani

10 shtator 2019 | 17:49

Federata Ndërkombëtare e Basketbollit (FIBA) e ka njoftuar Federatën e Basketbollit të Kosovës (FBK), që edhe në verën e ardhshme do të jetë pjesëmarrëse me gjashtë përfaqësuese të reja në garat evropiane.

Pesë përfaqësuese do të jenë në Divizionin B dhe një në atë C. Kosova U20 dhe U18 te meshkujt do të garojnë në Divizionin B, si dhe U20, U18, U16 te femrat, derisa në Divizionin C do të garojë Kosova U16 meshkujt.

“FIBA, gjithashtu, e ka ftuar FBK-në që të aplikojë për organizimin e një evropiani. Për të gjitha këto pritet që shumë shpejt të vendosë Bordi i FBK-së, se me cilat përfaqësuese do të garojmë si dhe a do të kandidojmë për organizimin e kampionatit tjetër në Prishtinë”, thuhet në njoftimin e Federatës së Basketbollit të Kosovës. Kujtojmë se vitin e kaluar në Kosovë ishte organizuar Kampionati Evropian, Divizioni C për meshkuj U18, ku kishte triumfuar Kosova, derisa në muajin gusht të këtij viti u organizua Kampionati Evropian, Divizioni B, për femra U20. Kosova kishte marrë nota shumë të mira për këto organizime, duke marrë mirënjohje edhe nga FIBA.

/Epoka e re/ 

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Drejtori i Shoqatës së Sigurimeve të Kosovës, Sami Mazreku sot…