FIFA dënon Porton

20 shkurt 2019 | 13:09

Komisioni Disiplinor i FIFA-s e ka dënuar Porton me 44 mijë euro për rastin e Yacine Brahimit.

Skuadra portugeze e transferoi sulmuesin në vitin 2014 nga Granda, por që ishte paralajmëruar nga shtëpia më e madhe e futbollit para se të ndodhte marrëveshja.

Porto shkeli rregullat e transferimeve të lojtarëve , duke përfshirë një palë të tretë në transferimin e Brahimit. FIFA do të shikojë më detajisht rastin, ndërsa skuadra portugeze mund të suspendohet për një vjet nga transferimi i lojtarëve.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në punëtorinë “Dialogu me shoqërinë civile në procesin e Integrimit…