FIFA: VAR do të përdoret në Kupën e Botës

10 janar 2018 | 17:21

VAR do të përdoret në Kupën e Botës, që do të zhvillohet nga 14 deri më 15 qershor të këtij viti në Rusi.

Trupa e kësaj organizate do ta diskutojë këtë me 22 janar në Cyrih dhe pozicioni i presidentit Gianni Infantino dhe FIFA-s është i qartë: “ne duam ta përdorim VAR-in”.

Ky sistem është përdorur tashmë në organizimet e FIFA-s, në Kupën e Botës U-20, Kupën e Konfederatave dhe Kupën e Botës për Klube. “Ne kemi luajtur pothuajse 100 ndeshje me VAR dhe testi ka qenë më i mirë se sa e kemi pritur”, ka thënë Drejtori i IFAB, David Ellery. VAR tashmë është duke u përdorur në Bundesliga, Serie A dhe në kupat e Francës dhe Anglisë.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i komunës së Drenasit, Ramiz Lladrocvi dhe ai i…