Fifi pendohet për sjelljen ndaj Sarah: Askush nuk do njëjtë

24 nëntor 2021 | 16:16

BB VIP – Duket se këngëtarja e njohur, Fifi, ka shfaqur pendesë për sjelljen e saj ndaj Sarah, pas puthjes së kësaj të fundit me DJ PM. Fifi i tha se ajo po bënte lojë dhe nuk kishte ndjenja të vërteta.

Mbrëmjen e djeshme pas spektaklit, gjatë një bisede me Pajtimin, këngëtarja është shprehur se pas gjithë situatës së krijuar ka kuptuar se jo të gjithë dashurojnë njëjtë.

“Pas gjithë kësaj situate, u ndala dhe logjikova dhe mendova. Thashë okay. Secili logjikon ndryshe, dashuria nuk ka peshore. Nuk është me llogari matëse, askush nuk do njëjtë, ama mua m’u duk ashtu ngaqë një herë thoshte po, një herë jo”, ka thënë Fifi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
BB VIP - Pas spektaklit të së martës mbrëma, Beniada…