Filipçe: Si kurrë më parë kemi investuar në paga

14 shkurt 2020 | 20:24

Ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe dhe kyretari i Komunës së Vallandovës Pero Kostadinov, sot ishin për vizitë në Shtëpinë e Shëndetit në Vallandovë, ku realizuan takim me drejtorin Robert Markov dhe të punësuarit në institucion.

“Si kurrë më parë investojmë tek punonjësit shëndetësorë. Kemi dhënë më shumë se 5000 pëlqime, i rritëm pagat. Dyzet për qind mjekëve specialistë, prej 20 deri 23 për qind infermierëve, 25 për qind mjekësve të përgjithshëm dhe 15 për qind bashkëpunëtorëve shëndetësorë, të cilët nga qershori do të marrin edhe një rritje shtesë të pagave prej pesë për qind. Investojmë te të rinjtë dhe i mbajmë me punë në shëndetin publik. Në Institucion janë realizuar 11 punësime dhe janë miratuar tre specializime”, theksoi ministri Filipçe.

Të punësuarit në këtë institucion shëndetësor kanë shprehur falënderim për kujdesin nga ana e shtetit dhe potencuan se për herë të parë institucionet kanë vesh për nevojat dhe kërkesat e tyre.

Në janar në Shtëpinë Shëndetësore në Vallandovë, ka filluar me punë Shërbimi Higjienik-Epidemiologjik (SHHE).

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Departamenti i Mbrojtjes njoftoi të enjten një marrëveshje me vlerë…