Filloi adoptimi i qenve endacakë në Prishtinë

28 gusht 2023 | 15:27

Ka filluar adoptimi i qenve endacakë në Prishtinë. Kryetari i kryeqytetit Përparim Rama ka thënë se tashmë secili qen në kryeqytet do të ketë një pronar.

“Jemi siguruar që të ofrojmë kushte dhe trajtim human për qentë dhe siguri shtesë për qytetarët e kryeqytetit. Jam shumë falënderues që një numër i madh i qytetarëve kanë shprehur interesim për adoptim. Ju lus që të keni kujdes për këto krijesa dhe të tregoni dashuri ndaj tyre. Secili nga qentë që jepet për adoptim do të jetë i pajisur me mikroçip dhe numri i tij është i vendosur edhe në kontratë, monitorimi i të cilit do të bëhet nga Drejtoria për Siguri dhe Emergjenca”, ka thënë Rama.

Komuna e Prishtinës do të ndajë nga 50 euro në muaj për qytetarët që adoptojnë qen endacak.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Deputetja e Lidhjes Demokratike e Kosovës (LDK), Hykmete Bajrami, ka…