Filloi hapja dhe zgjerimi i puseve për ujë në Gurbardh të Malishevës

04 dhjetor 2019 | 14:52

Në Gurbardh të Komunës së Malishevës, në bashkëpunim në mes të KRU “Hidroregjioni jugor” dhe Komunës së Malishevës, kanë filluar shpimet për hapjen e puseve në ujësjellësin e këtij fshati, prej ku furnizohen katër fshatra me ujë për pije. Ditëve të fundit, puset në këtë ujësjellës kanë shteruar.

Punimet në hapjen e puseve i ka parë nga afër edhe nënkryetari i Komunës së Malishevës, Hajdin Berisha dhe drejtori i urbanizmit, Islam Vrenezi, të cilët janë njoftuar me ecurinë e punimeve.

“Puset kanë shteruar dhe jemi të detyruar që të bëjmë hapjen e puseve, edhe për rritjen e kapaciteteve, për këtë ujësjellës”, ka thënë Berisha.

Ditë më parë, Kompania Regjionale e Ujërave “Hidroregjioni Jugor” kishte njoftuar se kanë shteruar puset si pasojë e tërmetit të 26 nëntorit.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-mbrojtësi i Arsenalit, Stephan Lichtsteiner, ka thënë se mesfushori shqiptar…