Filloi ndeshja Kosovë – Çeki (foto)

07 shtator 2019 | 15:00

Filloi ndeshja kualifikuese për Kampionatin Evropian në mes Kosovës dhe Çekisë.

Kjo ndeshje po zhvillohet në stadiumin “Fadil Vokrri” në kuadër të grupit A. Interesimi për këtë ndeshje është i jashtëzakonshëm dhe stadiumi është i mbushur më shikuese, kurse atmosfera është hipozante.

Trajneri Bernard Challandes ka kërkuar që “Dardanët” të zhvillojnë një ndeshje të çmendur në mënyrëqë të arrijnë fitore ndajRepublikës Çeke dhe në këtë rastt’i ruajnë shpresat për kualifikimnë “Euro 2020”.

 Trajneri zviceran pati fjalë të mirapër kundërshtarin e radhës, i cilika dy fitore në ndeshjet kualifikuese.

“Çekia i ka dy fitore dheka një ekip të fortë dhe për ne nukdo të jetë e lehtë. Duhet të bëjmë një lojë të çmendur sepse nukmund të luajmë një lojë normale.Është një rast i mirë për ekipin qëtë luftoj dhe dua që të funksionojmë
si ekip. Shpresoj ta kemi gatiskuadrën për ndeshjen ndaj Çekisë. Kur flas për ndeshje të çmendur e kam për pasionin dhevullnetin. E kam për të qenëgjithmonë i gatshëm për aksion.
Është një mentalitet që gjithmonë kërkohet të jesh gatipër të shënuar dhe për t’u mbrojtur në çdo çast. Gjithashtu, kërkojmë një mbështetje të
çmendur edhe nga publiku pasina duhet fitorja”, ka thënë Challandes.

/Epoka e re/

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një person ka ndërruar jetë si pasojë e një aksidenti…